
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk e ka mohuar mundësinë që ylli i Real Madridit, Isco të transferohet në “Emirates” gjatë janarit, njofton Insajderi.
Mesfushori ofensivë nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe është i lidhur me largimin qysh në janar, derisa Arsenali shihet si destinacioni më i mundshëm.
Arteta është pyetur lidhur me spanjollin dhe tha se nuk do flet për secilin individ duke mos mohuar transferimin e mundshëm.
“Ne nuk mund të flasim për lojtarët individual”, tha shkurtimisht ai.
Kartoni i Iscos vlen rreth 15 – 20 milionë euro, derisa kërkohet edhe nga Sevilla./Insajderi.com