
Arthur Melo, mesfushori “bardhezi” i transferuar këtë verë te Juventus nga skuadra e Barcelonës është kthyer të flasë për fitoren ndaj “katalanasve” në Ligën e Kampionëve, ku fitorja definonte kryesuesit e grupit, njofton Insajderi.
Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Arthur u shpreh: “Donim vendin e parë të grupit dhe na nevojitej një fitore me tri gola diferencë. Ne besuam pavarësisht se ishim të vetëdijshëm për vështirësitë, por kjo është një skuadër që kur vendos gjithçka e arrin qëllimit me objektivat”, përfundon fjalën e tij mesfushori i Juventus-it. /Insajderi.com