Mesfushori nga Brazili, Arthur Melo, ka refuzuar të rikthehet në klubin e tij, Barcelona, pas transferimit të tij tek ekipi i Juventus. Josep Bartomeu, ka treguar hapat që do të marrë klubi i Barcelonës, për këto veprime të lojtarit.
“Janë veprime të papranueshme, ai nuk është justifikuar për veprimet e tij, Ai duhet të kthehej tek bashke lojtaret e tij, për ndeshjet e Ligës së Kampionëve” tha Bartomeu, transmeton Insajderi.
“Ne do ta dënojmë atë me gjoba, pasi ai nuk ka dhënë asjnë arsyetim, p[ërveç se nuk do të kthehet më në ekip” përfundoi Josep Bartomeu.
Arthur Melo është shkëmbyer me Miralem Pjanic dhe duket se ky shkëmbim ka ndodhur pa dëshirën e tij, sepse ai e kishte ëndërr që të luante për klubin e Barcelonës./Insajderi.com.