Artisti i madh italian i fton qytetarët t’i thyejnë rregullat e karantinës

Andrea Bocelli “i turpëruar” nga rregullat e Italisë për COVID-19.

Artisti i madh italian i fton qytetarët t’i thyejnë rregullat e karantinës

 

Këngëtari italian i operës, Andrea Bocelli, ka thënë se ndjehet i “turpëruar dhe i ofenduar”, nga masat e mbylljes të imponuara nga Italia për shkak të COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi.

“Nuk mund ta lë shtëpinë edhe pse nuk kam kryer asnjë krim”, thotë Bocelli.

Ai gjithashtu e pranon se i ka shkelur rregullat e mbylljes dhe beson se është krijuar reagim i tepruar për pandeminë.

Komentet e tij kanë surprizuar shumë kë, pasi ai ishte bërë simboli i uniteti nacional kur Italia ishte në mbylljen më të madhe për shkak të virusit.

Bocelli kishte kënduar vetëm tek katedralja e Milanit, në një video të lëshuar live. Përformanca ishte quajtur “Muzikë për shpresën”.

Bocelli i ka bërë këto deklarime në një konferencë në Senatin Italian, në të cilën pjesëmarrës ishin edhe politikanë nga opozita italian, përfshirë liderin e partisë së krahut të djathtë, Mateo Salvini.

Gjatë fjalimit të Bocelli-t, 61 vjeçari tha se i ka thyer rregullat e karantinës sepse “nuk mendoj se është e drejtë dhe e shëndetshme të rri gjithë kohën në shtëpi, sidomos për moshën time”.

“Jam në një moshë të caktuar dhe më nevojitet dielli e vitamina D”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i refuzojnë rregullat.

“Le të refuzojmë rregullat. Le të lexojmë libra, të lëvizim gjithandej, ta njohim njëri tjetrin, të bisedojmë e dialogojme”./Insajderi/com