
Kompania Artmotion nga sot fillon të ofrojë shërbimet e internetit dhe televizionit edhe në qytetin e Suharekës. Lokacionet e pikave distributive ku qytetarët e Suharekës mund të abonohen në ofertat më atraktive në treg gjenden tek Qendra Zejtare Hajdin Berisha dhe Brigada 123.
Artmotion me risitë e saja në tregun Kosovar së fundi ka siguruar të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të basketbollit të NBA dhe shtimin e super kanalit sportiv NBA TV. Gjatë gjatë kësaj vere ka siguruar ekskluzivitetin e transmetimit të dhjetra kanaleve turke dhe të drejtat e transmetimit të kanaleve Klan Albania dhe Alsat M.
Gjithashtu ofrimi i shërbimeve të internetit me infrastrukturën më të avancuar në tregun vendor dhe ndërkombëtar padyshim se cilësohet si zgjedhja më optimale për plotësimin e nevojave të cdo familje dhe kompanie biznesore.