Arturo Vidal ka ndërprerë kontratën me Barcelonën

Arturo Vidal ka ndërprerë kontratën me Barcelonën

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal, tanimë ka ndërprerë kontratën e tij me klubin katalunas dhe është fare pranë të konfirmohet tek Inter.

Vidal, ishte nga ata lojtarët që I  është thënë të gjejë klub të ri nga trajneri Ronald Koeman, ashtu që dy palët kanë arritur marrëveshje për përfundimin e mëhershëm të kontratës, në mënyrë që kiliani mund të largohet si lojtar i lirë.

Sipas Mediaset, Vidal, ka pranuar të heqë dorë nga paga e tij njëvjeçare, vetëm që të lejohet të kalojë si lojtar i lirë tek klubi i Inter, transmeton Insajderi.

Arturo Vidal dhe Antonio Conte, kanë punuar së bashku më herët tek ekipi i Juventus dhe për këtë arsye nuk ishte e vështirë që ai të bindet të kalojë tek klubi i Inter, ku do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit shtesë – ai do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon plus bonuset, ndërsa së shpejti do të udhëtojë drejt Italisë për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës./Insajderi.com.