Arturo Vidal: Ka vetëm 13 futbollistë profesionist tek Barcelona

Arturo Vidal: Ka vetëm 13 futbollistë profesionist tek Barcelona

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të bashkë lojtareve të tij, pas dështimeve të një pas njëshme të ekipit balaugranas.

“Skuadra më e mirë në botë nuk mund të ketë në radhët e veta vetëm 13 futbollistë profesionistë”, tha fillimisht Vidal, transmeton Insajderi.

“Ju nuk mund të fitoni gjithmonë me ADN. Messi është më i miri në botë, një jashtëtokësorë, por ai ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira”, shtoi kiliani.

Arturo Vidal, ka folur me respekt të madh për klubin dhe fansat e Barcelonës, duke treguar se ai kurrë nuk do të bënte asgjë kundër tyre.

“Unë kam fituar dashuri të madhe nga njerëzit e Barcelonës dhe kjo është arsyeja që nuk do të luaj kurrë për Real Madrid-in”, tha Vidal.

Arturo Vidal, është një nga emrat më të përfolur për një kalim të tij tek ekipi i Juventus./Insajderi.com.