AS: Koeman nuk ishte zgjedhja e parë e Barcelonës

AS: Koeman nuk ishte zgjedhja e parë e Barcelonës

Trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman, është trajneri i ri i ekipit nga La Liga, Barcelona, por kjo e fundit, nuk e kishte Koeman-in, si opsion të parë.

E përditshmja spanjolle, AS, raporton se presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka kontaktuar fillimisht legjendën e klubit, Xavi, për t’i ofruar pozitën e trajnerit të klubit, menjëherë pas ndeshjes me Bayern Munich, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, Xavi, ka refuzuar përsëri Barcelonën, pasi ai vetëm sa e ka nënshkruar kontratën e re me klubin e tij nga Katar-i dhe ai nuk është i bindur në këtë ekip të Barcelonës edhe pse i janë premtuar ndryshime të mëdha në strukturë./Insajderi.com.