Frikë nga mashtrimi

As republikanët s’ia përkrahin Trump-it idenë për shtyrjen e zgjedhjeve

Në Shba duan të përdorin postë elektronike e e-mail për të votuar për shkak të rrezikut nga Pandemia. Kjo po e frikëson Donald Trump-in se mund të çojë në manipulim votash. Prandaj, ai po kërkon të shtyhen zgjedhjet për një kohë tjetër. Askush s’po e përkrah – as nga partia e tij – këtë ide.

As republikanët s’ia përkrahin Trump-it idenë për shtyrjen e zgjedhjeve

Udhëheqësit kryesorë republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar kategorikisht sugjerimin e presidentit, Donald Trump për shtyrjen e zgjedhjeve të cilat janë të parapara në nëntor, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Trump ka thënë se duhet të shtyhen nën dyshimin që po u zhvilluan në afatin e caktuar, mund të ketë parregullsi.

Lideri i shumicës në Senat që vjen nga Republikanët, Mitch McConnell, dhe lideri i pakicës, Kevin McCarthy, të dy e kanë mohuar idenë.

Trump, ligjërisht, nuk e ka autoritetin të shtyjë zgjedhjet dhe çfarëdo vonese do të duhej të aprovohej nga Kongresi.

Por, Trump deklaron se rritja e votave me postë – për shkak të pandemisë – mund të çojë në rezultate të rrejshme dhe mundësi për të mashtruar.

Prandaj, ai propozojë një shtyrje derisa njerëzit mund të votojnë “në formën e  duhur dhe në mënyrë të sigurt”.

Shtetet e Bashkuara duan të bëjnë votimet me e-mail dhe me postë në mënyrë që ta ruajnë shëndetin publik për shkak të rrezikut nga Coronavirusi, e cili veçmë është i përhapur në SHBA më shumë se kudo tjetër në botë./Insajderi.com