Klubi romak me simbolikë kundër racizmit

Klubi italian AS ROMA ka marrë një vendim simbolik kundër racizmit pasi në 12 ndeshjet e fundit në SERIE A futbollistit e klubit do të vendosin një pjesë ngjyrë të zezë në fanelat e tyre si kundërshtim ndaj racizmit.
Në muajin e fundit pas tragjirave në SHBA kundër racizmit kjo fushatë është përhapur në gjithë botën duke përfshirë edhe botën e futbollit.
“Të mos qenit racist nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të jemi anti-racist”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.
Roma ka pasur një krizë rezultatesh në dy vitet e fundit, këtë fund-sezon pritet të luftojë me Atalantan për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Insajderi/