Asad: Erdogan është duke nxitur konfliktin Azerbajxhan-Armeni

Asad: Erdogan është duke nxitur konfliktin Azerbajxhan-Armeni

Presidenti sirian Bashar al-Asad akuzoi të martën Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ndezjen konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi enklavën malore të Nago-Karabakut

Ai tha se se Ankara po dërgonte luftëtarë në rajon, transmeton Insajderi.

Turqia, një aleate e ngushtë e Azerbajxhanit, ka mohuar dërgimin e mercenarëve për të marrë pjesë në luftime.

Konflikti për rajonin, i cili i përket Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar por është i populluar dhe qeverisur nga armenët etnikë, filloi në 27 shtator dhe ka përshkallëzuar në nivelin e tij më vdekjeprurës që nga vitet 1990.

Asad, në një intervistë me agjencinë e lajmeve RIA të Rusisë, drejtoi gishtin drejt Erdoganit i cili ka shprehur solidaritet me Azerbajxhanin dhe ka hedhur poshtë përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim.

“Ai (Erdogan) mbështet terroristët në Libi, dhea i ishte nxitësi dhe iniciatori kryesor i konfliktit të fundit në Nago-Karabak midis Azerbajxhanit dhe Armenisë,” tha Asad.

Asad gjithashtu tha se militantët nga Siria ishin duke u vendosur në konflikt, një pretendim i hedhur fillimisht nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili akuzoi Turqinë për dërgimin e xhihadistëve sirianë për të luftuar atje, diçka që Ankaraja dhe Baku e kanë mohuar. /Insajderi.com