Tashmë është zyrtare, Kwadwo Asamoah është lojtari i ri i Cagliari-t, njofton Insajderi.
Ish-mbrojtësi i Interit dhe i Juventusit, pas vizitave mjekësore ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit me skuadrën sardenase. Asamoah do të mbajë veshur fanellën me numër 19.
Ganezi 32 vjeçar nis aventurën e tij të re, pas asaj me Interin, ku me zikaltërit për dy sezone u aktivizua në total në 53 sfida, 40 në Serinë A, një në Kupën e Italisë, nëntë në Champions League dhe tre në Europa League.
Lajmin e transferimit të Asamoah tek skuadra nga Sardenja e ka publikuar vetë klubi i Cagliari-t me anë të një komunikate për shtyp në faqen e saj zyrtare. /Insajderi.com