Ashley Young ka treguar se çfarë i ka thënë Solskjaer, para se ai të largohej nga United

Ashley Young ka treguar se çfarë i ka thënë Solskjaer, para se ai të largohej nga United

Ish mbrojtësi i Manchester United, tani i Inter Milan, Ashley Young, ka treguar bisedat e tij me trajnerin norvegjez të Manchester United, para se ai të merrte vendimin për tu larguar nga Old Trafford.

“Ole Gunnar Solskjaer, më tha se ai do të promovonte lojtarë të rinj në ekip të parë dhe se nuk do të jetë në gjendje të më garantojë shumë mundësi për të luajtur.”, tha Young, transmeton Insajderi.

“Në atë moment unë po e mendoja të ardhmen time dhe aty erdhi një mundësi shumë e mirë me Inter, që ishin shumë të interesuar për mua.”, përfundoi Ashley Young.

Ashley Young, ishte transferuar tek Manchester United nga ekipi i Aston Villa, me insistimin e sir Alex Ferguson dhe që nga ajo kohë ishin pjesë e klubit, deri vitin e kaluar, kur ai është transferuar tek klubi i Inter, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Antonio Conte./Insajderi.com