“Askush s’e di” – Salah i pasigurt për të ardhmen

“Askush s’e di” – Salah i pasigurt për të ardhmen

Mohamed Salah e ka pranuar se është i pasigurt për të ardhmen e tij.

Egjiptiani ende nuk e ka vendosur nëse do të vazhdojë me Liverpool, apo jo.

I pyetur për të diskutuar rreth të ardhmes së tij tash që po futet në një fazë të re të karrierës, Salah është përgjigjur: “Krejt çka dua është ta shijoj të sotmen – këtë moment. Askush nuk e di të ardhmen dhe se çfarë do të ndodhë. Le ta shohim”, ka deklaruar Salah shkruan Goal, njofton Insajderi.

“Për momentin; jemi fitues të Ligës së Kampionëve, jemi fitues të Premier Ligës. Jam i lumtur. Ta shohim çfarë sjellë e ardhmja, por jam shumë i lumtur që kemi fituar këto trofe”./Insajderi.com