
E gjithë ekspedita e përfaqësueses së Kosovës ka rezultuar negativë në testet për Covid 19, të kryera dje në Shqipëri, më saktësisht në qytetin e Kukësit.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Insajderi.
Ekipi përfaqësues është nisur drejt Parmas së Italisë, ku nesër do të zhvillohet ndeshja me Moldavinë, duke filluar nga ora 20:45.
Kombëtarja do të zhvillojë sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes.
FFK ka paralajmëruar edhe një konferencë online të përzgjedhësit Bernard Challandes./Insajderi.com.