Asnjë minutë për Edon Zhegrovën në humbjen e Baselit

Asnjë minutë për Edon Zhegrovën në humbjen e Baselit

Edon Zhegrova nuk është futur fare në lojë, në takimin e fundit të Baselit në Superligën zvicerane.

Në Superligën e Zvicrës sot janë takuar Zurichu me Baselin, ku Zhegrova sërish është lënë në bankën rezervë, transmeton Insporti

Skuadra e Zurichut, ku titullar luajti mbrojtësi i majtë i Kosovës, Benjamin Kololli, shënoi fitore 3:2 përballë Baselit sot në kampionatit zviceran.

Ndërkaq, për Zhegrovën nuk pati fare minuta, që e shikoi tërë ndeshjen nga stoli i rezervistëve.

Asi i Kombëtares së Kosovës, ndeshjen e kaluar luajti vetëm 7 minuta ndaj FC Thun, kurse në total në 5 takimet e fundit është paraqitur vetëm 25 minuta.

Baseli pas 12 xhirove me 26 pikë është në pozitën e dytë, dy pikë prapa liderit Young Boys. Kurse, Zurichu me 15 pikë është në pozitën e 6-të në tabelë. /Insporti.com/