
Ish-futbollisti i Tottenhamit, Bennoit Assou-Ekotto, ka treguar se luan futboll ende me atlete të vitit 2002 të cilat i blen në sajtin e internetit, Ebay.
Kamerunasi i cili momentalisht luan për Saint-Ettiene në kampionatin francez rrëfen se këto atlete ai i blen për vetëm 30 euro, shkruan Independent.
Ai tha se nuk dëshiron të jetë i sponsoruar nga ndonjë kompani e atleteve.
“Më mirë i blej atletet vet sesa njeri që shitet”, i tha 31 vjeçari televizionit francez Canal +. “Unë i blej atletet e mija për 30 euro. Është një çmim i mirë për atlete të përshtatshme”, deklaroi Assou-Ekotto.
Këpucët që Assou-Ekotto mban veshur në foton më lartë, quhen Adidas Predator Manias dhe kanë dalë nga përdorimi që në vitin 2004.