Aston Martin Vantage vjen në edicion të limituar

Aston Martin Vantage vjen në edicion të limituar

Formë shumë e mirë, për të festuar përvjetorin

Modeli Vantage nuk është më i fuqishmi nga Aston Martin, mirëpo është shumë sportiv dhe kompania e futë shpesh në gara.

Për ta festuar 60 vjetorin e fitimit të garës së parë dhe njëherësh të fundit në La Mans, prodhuesi britanik do ta sjellë një edicion të limituar të këtij modeli në Goodwood Festival of Speed.

Në Vantage Heritage Racing, janë përfshirë gjashtë gjenerata të këtij modeli të prodhuar ndër vite, ndërsa është ruajtur aerodinamika dhe dukja e përgjithshme.

Ky edicion do të nxjerrë nga linja e prodhimit 60 makina, megjithëse nuk do të thotë se do jenë nga dhjetë nga secili model. Të gjitha makinat, do të kenë rrota më të lehta, sistemin e fundit sportiv nga Aston Martin dhe metale me fibra karboni edhe në pjesën e brendshme.

Specifikat tjera të këtij Aston Martin Vantage nuk janë bërë të ditura, ndërsa mësohet se mund të lëvizë me 300 kilometra në orë, ndërsa është shfaqur edhe dukja e mirë.