Mesfushori anglez i cili aktivizohej te Chelsea, Ross Barkley, është huazuar për një vit të skuadra e Aston Villës, njofton Insajderi.
Ross Barkley, u transferua në janarin e vitit 2018 në Londër nga Everton për shumën e 15 milionë funteve.
Pas transferimit të disa lojtarëve këtë merkato të verës, trajneri i “bluve”, Frank Lampard nuk i ka premtuar minuta në ndeshjet e Chelsea. Prandaj, huazimi ishte gjëja e duhur që mund të bënte futbollisti, pasi kërkon më shumë minuta për të luajtur, në mënyrë që të bind trajnerin e “tre luanëve”, Gareth Southgate, për të marrë ftesë për t’u paraqitur me kombëtaren angleze në europianin që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Prandaj, huazimi te Aston Villa, ishte i domosdoshëm për mesfushorin anglez. /Insajderi.com