AstraZeneca: Vaksina jonë siguron mbrojtje të fortë kundër Coronavirusit

AstraZeneca: Vaksina jonë siguron mbrojtje të fortë kundër Coronavirusit

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka mbrojtur idenë se vaksina e saj e cila ka shkaktuar debate për shkak të efekteve anësore, siguron mbrojtje të fortë kundër Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë nga AstraZeneca thuhet se janë kryer punime të reja mbi vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë vihet në dukje se në punimet e reja është përcaktuar se vaksina siguron mbrojtje të fortë dhe se vaksina është 76 për qind efektive në parandalimin e COVID-19.

Më 22 mars AstraZeneca ndau të dhëna mbi analizat e përkohshme të sigurisë dhe efikasitetit të punimeve të fazës së 3-të të vaksinës kundër COVID-19 që vazhdon tek 32.449 persona në SHBA.

Në një deklaratë më 23 mars nga Bordi Amerikan i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë u njoftua se ka shqetësim që AstraZeneca mund të ketë siguruar një pamje jo të plotë lidhur me të dhënat e dobishme.

Në SHBA, për lejimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca është e nevojshme që Administrata e Ushqimit dhe Barnave me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të miratojnë vaksinën pas vlerësimit të gjerë të të dhënave të siguruara nga komitetet e pavarura këshilluese.

Debati për Oxford-AstraZeneca

Aplikimi i Oxford-AstraZeneca e cila është një prej vaksinave të para të zhvilluara kundër COVID-19, u ndalua përkohësisht në disa vende me dyshimin se mund të shkaktonte situata të tilla si emboli pulmonare dhe bllokim të damarëve duke shkaktuar mpiksjen e gjakut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë duke bërë të ditur se dobitë e vaksinës janë më shumë se sa rreziqet e saj kishte deklaruar se “Duhet të vazhdojë përdorimi i saj për të shpëtuar jetë”.

Po ashtu edhe Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian dhe Autoriteti Rregullator i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani rekomanduan përdorimin e vaksinës. /Insajderi.com