AstraZenenca: A është vaksinë efikase për të gjitha moshat?

AstraZenenca: A është vaksinë efikase për të gjitha moshat?
Burimi i fotografisë: AP Photo/Alberto Pezzali, File

Vaksina AstraZeneca COVID-19 siguroi mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve dhe mbrojtje të plotë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes për të gjitha grup-moshat në një studim të fazës së vonë të SHBA-së, njoftoi kompania, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.

AstraZeneca tha se ekspertët e saj gjithashtu nuk identifikuan shqetësime në lidhje me vaksinën, duke përfshirë një mpiksje gjaku që u identifikua në Evropë. Shkencëtarët nuk gjetën rrezik të rritur të mpiksjes në mesin e më shumë se 20,000 njerëzve që morën të paktën një dozë të vaksinës AstraZeneca.

Megjithëse vaksina e AstraZeneca është autorizuar në më shumë se 50 vende, ende nuk i është dhënë drita jeshile në ShBA. /Insajderi.com