Astrit Selmani: Mendoj për karrierën time në klub, kam kohë të mendoj se cilën do të përfaqësoj Kosovën, Shqipërinë apo Suedinë

Astrit Selmani: Mendoj për karrierën time në klub, kam kohë të mendoj se cilën do të përfaqësoj Kosovën, Shqipërinë apo Suedinë

Astrit Selmani është një prej sulmuesve shqiptarë më të mirë të momentit teksa ka arritur që të shënojë 15 gola në 24 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon me Varberg në Suedi, njofton Insajderi.

Futbollisti 23 vjeçar nuk e ka zgjedhur ende Kombëtaren me të cilën do të luajë në të ardhmen, ndërsa për momentin po i gëzohet vëmendjes së madhe që po i ofrohet.

Në një intervistë të fundit për mediat suedeze ka folur edhe për këtë pjesë teksa janë tre Kombëtaret që mund të kenë Selmanin në organikën e tyre.

“Unë jam me fat se mund të përfaqësojë tre Kombëtare si Shqipëria, Suedia dhe Kosova, jo të gjithë munden. Është një përgjigje e trishtueshme, por për momentin po mendoj karrierën time në klub. Për aq gjatë sa mund të zgjasi do të fokusohem vetëm në karrierë dhe të gjitha do të vijnë me kohën. Nuk mendoj se vendimi për zgjedhjen e Kombëtares do të jetë e vështirë dhe do të shohim”, u shpreh Selmani. /Insajderi.com