Astrit Selmani është lojtari i momentit në Suedi teksa ka shpërthyer duke u kthyer në makineri golash këtë sezon me 15 realizime te Varbeg. Interesimet e shumta nuk kanë munguar për sulmuesin shqiptar që është zyrtarizuar gjatë ditës së sotme te Hammarby, njofton Insajderi.
Pikërisht në skuadrën ku një pjesë të konsiderueshme të aksioneve i ka Zlatan Ibrahimovic. Nëse Selmani do të mbajë të njëjtin ritëm, do ta ketë më të lehtë daljen në një kampionat më elitar. Sa i përket shifrës së transferimit, drejtues të Hammarby shprehen se është vlera më e lartë që kanë shpenzuar më herët për një futbollist.
Por cilën Kombëtare do të zgjedh Selmani? Vetëm pak ditë më parë sulmuesi është shprehur se ndihet shumë i kënaqur për faktin se mund të luajë për Shqipërinë, Kosovën ose Suedinë. Pra përpara tij janë tre zgjedhje, por do të vazhdojë që t’i kushtojë rëndësi karrierës në aspektin e klubit dhe më pas të marrë vendimin. /Insajderi.com