Astrologët zbulojnë një galaksi të re që i përngjan shumë galaksisë tonë

Astrologët zbulojnë një galaksi të re që i përngjan shumë galaksisë tonë

Përderisa NASA është duke kërkuar për jetë aliene në Mars, astronomët kanë gjetur një galaksi që i përngjanë shumë Milky Way, vetëm se gjindet 12 bilion vite dritë largë. Kjo do të thotë se ne shohim këtë galaksi si është dukur kur universi ishte 1.4 bilion vite i vjetër (10 përqind e moshës që ka tani).

Astronomët në Max Planck Institute for Astrophysics në Gjermani, kanë përdorur teleskopët ALMA në Chile për të gjetur këtë galaksi që është quajtur SPT0418-47,raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Imazhi nga teleskopi i kësaj galaksie është publikuar në Nature, bashkë me një studim i cili e përshkruan këtë galaktikë si shumë të ftohtë.

Më heret, galaktika të hershme mendohej të ishin “shumë të nxehta, kaotike dhe jostabile, mirëpo imazhi i kësaj galaktike sfidon këto teori.

“Ky rezultat shënon një pikë kyqe në fushën e formacioneve të galaktikave, duke treguar që strukturat që ne i observojmë në galaktikat e afërta spirale në Milky Way ishin në vendet e tyre para 12 bilion vitesh,” thotë Francesca Rizzo, bashkë autore e studimit dhe studente e post doktoraturës në institutin e Aerofizikës Max Planck.

“Ky rezultat është i papritur dhe ka implikime të rëndësishme se si kemi menduar që evulojnë galaktikat,” ka shtuar Simona Vegetti, autorja tjetër e këtij studimi./Insajderi.com