Ata që kanë alergji në ilaçe, ushqim dhe vaksina, s’guxojnë ta marrin vaksinën kundër COVID-19

Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 po funksionon mirë. Megjithatë, disa njerëz po kanë reaksione alergjike. Prandaj është bërë apel që ata që kanë historik të alergjive të zhvilluara nga ushqimi, ilaçet dhe vaksinat, nuk duhet ta marrin as këtë vaksinë.

Ata që kanë alergji në ilaçe, ushqim dhe vaksina, s’guxojnë ta marrin vaksinën kundër COVID-19

Njerëzit me histori të reaksioneve alergjike nuk duhet ta marrin vaksinën kundër COVID-19 të zbuluar nga Pfizer/BioNTech, thonë rregullatorët, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Këto vërejtje kanë ardhur pasi disa të vaksinuar nga personeli i Shërbimit Shëndetësor në Britani të Madhe, treguan reaksione alergjike.

Këshilla vlen për të gjithë ata që kanë alergji nga ilaçet, ushqimi apo vaksinat, thuhet në njoftimin e Agjencisë Rregullatore për Ilaçet dhe Shëndetësi.

Dy persona nga personeli mjekësor kishin reagime menjëherë pasi e morën vaksinën dhe iu desh tretman – më vonë u njoftua se që të dy tash janë mirë.

Reaksionet u shfaqën si irritim i lëkurës, probleme me frymëmarrje dhe në disa raste rënie e presionit të gjakut.

Kur u shikua historia shëndetësore e të vaksinuarve që patën reaksione alergjike u gjet se ata kishin pasur alergji edhe në të kaluarën./Insajderi.com