Kanë përfunduar dy sfidat e Serie A, të javës së 21-të në kampionat, njofton Insajderi.
Atalanta nuk mundi dot të mbante rezultatin 3-0 dhe ka barazuar 3-3 në një ndeshje të çmendur ndaj Torinos në “Gewiss Stadium”.
Bergamaskët kanë shkuar në një avantazh 3-0 për 21 minuta lojë dhe më pas në fundin e takimit u gjendën të barazuar 3-3 nga skuadra ‘granata’.
Minuta kishte dhe për Berat Gjimshitin i cili u aktivizua në minutën e 45-të të pjesës së dytë. Me këtë barazim ‘zikaltërit’ renditen në vendin e shtatës në kuotën e 37 pikëve.
Sfida tjetër ishte ajo e Sassuolos me Spezian ku këta të fundit kanë mposhtur në “MAPEI Stadium” skuadrën emiliane me rezultatin 1-2. Ardian Ismajli është aktivizuar në minutën e 53-të të këtij takimi. /Insajderi.com