Atalanta i bashkohet Man Cityt në fazën e 1/8-ës, Dinamo Zagrebi as në Europa League [Video]

Atalanta i bashkohet Man Cityt në fazën e 1/8-ës, Dinamo Zagrebi as në Europa League [Video]

Atalanta ka shënuar fitore të madhe për t’u kualifikuar në fazën me elinimim direkt në Ligën e Kampionëve.

Në përballjen direkte për vend të dytë, Atalanta e ka mposhtur në udhëtim, 0:3 Shakhtar Donetskun, transmeton Insporti

Për italianët shënuan Timothy Castagne në minutën e 68, Mario Pasalic në të 80-tën dhe Robin Gosens [90′].

Kësisoj, Atalanta “preu” një biletë për në fazën me eliminim direkt, duke iu bashkuar fituesit të grupit C, Manchester Cityt.

City në ‘Stadion Maksimir’ e mposhti me rezultat të thellë, 1:4 Dinamon e Zagrebit.

Skuadra e Guardiolas e përfundoi grupin me 14 pikë, kurse në vendin e dytë, Atalanta me 7 pikë.

Shakhtari me 6 pikë përfundoi në vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, kurse për Dinamon e Zagrebit aventura në Evropë përfundon këtu. /Insporti.com/