Atalanta i ofron Inter-it shkëmbimin Gomez – Eriksen

Atalanta i ofron Inter-it shkëmbimin Gomez – Eriksen

Një lajm interesant po qarkullon këto orë nëpër mediat italiane, ku thuhet për një shkëmbim midis Interit dhe Atalantës për Papu Gomez në Milano dhe Christian Eriksen të veshë fanelën zikaltër, por atë të Bergamos, njofton Insajderi.

Sipas “Corriere della Sera Bergamo”, ky shkëmbim mund të realizohet në minutën e fundit.

Gomez nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u transferuar tek Interi, por mbetet përgjigja e yllit danez nëse ka dëshirë të luajë me skuadrën e Atalantës, pavarësisht se bergamaskët shpresojnë. /Insajderi.com