Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Atalanta ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Fiorentinën në takimin e dytë me rezultatin 2:1.

Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e tretë nga mysafirët, të cilët tundën rrjetën me anë të Luis Muriel.

Baraspesha u vu nga Josip Ilicic në minutën e 14-të, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Finalen për Atalantan e siguroi Papu Gomez, i cili në minutën e 69-të shënoi golin e vlefshëm dhe atë që vendosi rezultatin përfundimtar.

Në finale, skuadra  e Atalantas do të ketë përballë skuadrën nga kryeqyteti, Lazio, që eliminoi Milanin./Insporti