Atalanta mendon t’i ofrojë një mundësi tjetër Gomez-it

Atalanta mendon t’i ofrojë një mundësi tjetër Gomez-it

Atalanta ka ndryshuar çasje për kapitenin e saj Papu Gomez. Duke parë interesin në rritje të Interit për 32 vjeçarin argjentinas, klubi bergamesk po mendon të bëjë paqe me Gomezin, njofton Insajderi.

Sipas “Sky Sports Italia”, edhe trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini, me të cilin Gomez u konfliktua me teknikun e tij në korridor gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Midjyllandt.

Sipas mediave italiane, argjentinasi nuk pranoi të zbatonte urdhërat e Gasperinit dhe thuhet se e ka goditur me grusht.

Teksa Interi po përpiqet ta bindë lojtarin kryesor të Atalantës të vijë në “San Siro”, drejtuesit e Atalantës po përpiqen të tolerojnë qëndrimin e tyre ndaj kapitenit, mirëpo në janar do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e Gomez. /Insajderi.com