Atalanta mposht Cagliari-n ndërsa Fiorentina mposhtet nga Sampdoria

Atalanta mposht Cagliari-n ndërsa Fiorentina mposhtet nga Sampdoria

Kanë përfunduar dy sfidat e orës 15:00 të Serisë A italiane, të vlefshme për javën e 22-të, njofton Insajderi.

Atalanta triumfon në frymën e fundit falë golit të Luis Muriel në minutën e 90-të duke mposhtur Cagliari-n në “Sardegna Arena”. Me këtë sukses Atalanta renditet në vendin e shtatë në kuotën e 40 pikëve.

Sampdoria ka mundur Fiorentinën me rezultatin 2-1 në stadiumin “Luigi Ferraris”. Golat u shënuan me Keita Balde në minutën e 31-të, më pas baraspesha u rikthye me Dushan Vlahoviç në minutën e 37-të, dhe goli i fitores dhe i vulosjes së takimit erdhi nga Fabio Quagliarella në minutën e 71-të. /Insajderi.com