Atalanta mposht Sampdoria-n, kalon përkohësisht në vendin e katërt

Atalanta mposht Sampdoria-n, kalon përkohësisht në vendin e katërt

Atalanta rikthehet në formën e saj më të mirë teksa ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi duke mposhtur në stadiumin “Luigi Ferraris” skuadrën e Sampdoria-s me rezultatin 0:2, njofton Insajderi.

Për skuadrën bergamaske shifrat i hapi Malinovski i cili realizoi në minutën e 40-të dhe sfidën e vulosi Gosens i cili realizoi golin e 0:2 duke vendosur verdiktin final të këtij takimi.

Me këtë triumf skuadra ‘zikaltër’ ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 46 pikëve po aq sa Juventusi e vendit të tretë e cila ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Napolit. /Insajderi.com