Atalanta po befason Italinë dhe Europën

Klubi i Atalantas po befason Italinë dhe Europën

Atalanta po befason Italinë dhe Europën

Skuadra simpatike italiane, Atalanta po befason me paraqitjet në Serie A dhe Europë.

Në sezonin 2018/2019 u pretendua se pozicioni i saj në tabelë në vendin e katërt ishte aksidental, por klubi Italian ka demantuar këto pretendime.

Pasi Atalanta në Ligën e Kampionëve ka arritur deri në çerekfinale ku do të përballet me Parisin. Atalanta kaloi grupin pasi i filloi shumë keq ndeshjet e para.

Përpos garës europiane, Atalanta tashmë është në një formë të mrekullueshme në Serie A. Të shtunën barazoi 2 me 2 me Juventuesin në një paraqitje briliante.

Atalanta ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve edhe në sezonin tjetër pasi momentalisht pozicionohet e treta në tabelë  me 67 pikë me vetëm një pikë më pak sesa vendin i dytë që momentalisht e mbanë Lazio. /Insajderi.com/