Atalanta triumfon me rikthim të çmendur ndaj Romës

Atalanta triumfon me rikthim të çmendur ndaj Romës

Atalanta ka fituar me rezultat 4-1 me një ndeshje spektakolare ndaj Romës, të vlefshme për javën e 13-të në Serie A, njofton Insajderi.

Ekipi i Gian Piero Gasperinit i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur ekipin në formë të Paolo Foncesas.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Duvan Zapata (59’), Robin Gosens (70’), Luis Muriel (72’) dhe Josip Ilicic (85’) për vendasit, ndërsa Edin Dzeko (3’) për Romën.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte i zëvendësuesi Ilicic, i cili pas golit të shënuar dhe dy asistimeve u notua me 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Romës, Antonio Mirante që u vlerësua me notë 4.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5./Insajderi.com