Atalanta vs Real Madrid – formacionet, Gjimshiti nga minuta e parë

Atalanta vs Real Madrid – formacionet, Gjimshiti nga minuta e parë

Atalanta dhe Real Madrid po i japin fund përgatitjeve për përballjen e parë në histori mes tyre. ‘Bergameskët’ kanë peshën e rëndë të përballjes me klubin më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër “Los Blancos”, njofton Insajderi.

Me një rreshtim 3-4-1-2, trajneri i Atalantës,Gian Piero Gasperini synon të jetë ofensivë ndaj kampionëve të Spanjës.

Në krahun tjetër, trajneri Zinedine Zidane i ka besuar rolin e “pykë” mesfushorit spanjoll Isco. Ngjan një zgjedhje e çuditshme kjo e francezit duke patur parasysh që e ka injoruar vazhdimisht gjatë këtij sezoni Iscon.

Zidane ka rreshtuar ekipin e tij me formacionin 4-3-3.

Sfida mes Atalantës dhe Realit do të luhet në Bergamo në orën 21:00. /Insajderi.com