Atalanta vs Roma – formacionet zyrtare

Atalanta vs Roma – formacionet zyrtare

Ndeshja më interesante në Serie A, në javën e 13-të pritet të zhvillohet në Bergamo, ku Atalanta e Gasperinit pret kryeqytetasit e Romës, njofton Insajderi.

Aktualisht në kampionat formë më të mirë kanë treguar “verdhekuqtë”, ku ndodhen në vendin e katërt në tabelë me 24 pikë, ndërsa “kaltërezinjët” ndodhen në vendin e tetë me 18 pikë.

Roma në këtë sfidë vjen nga pesë ndeshjet e fundit me tri fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Atalanta në pesë ndeshjet e fundit ka arritur një fitore, një humbje dhe tri barazime.

Gasperini preferon të luaj me skemën 3-4-1-2, ndërsa Fonseca me formacionin 3-4-2-1.

Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Duvan Zapata.

Roma: Mirante; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko. /Insajderi.com