Atdhe Nuhiu në formë të mirë – realizon 2 gola për ekipin e tij

Atdhe Nuhiu në formë të mirë – realizon 2 gola për ekipin e tij

Sulmuesi i Kosovës, shkëlqeu në ndeshjen e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Fulhamit, që u mbyll me rezultat 5-3. Sulmuesi shtatgjatë realizoi 2 gola për ekipin e tij të cilët, fatkeqësisht nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen, raporton Insajderi.

Nuhiu luajti vetëm 45 minuta, por ai arriti ta gjejë portën 2 herë,  golin e parë e shënoi nga penalltia në minute e 49’, ndërsa golin e dytë nga loja e rregullt , në minute e 78’.

Nuhiu nuk ka qenë shumë i përfshirë për ekipin e tij, por ai nuk ngurron të tregoj aftësitë e veta, sa herë që ai e ka mundësinë.

Forma e tij, është duke u përcjellë edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Macedonia./Insajderi.com.

.