Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu, ka përfunduar kontratën e tij me ekin që garon në championship në Angli, Sheffield Wednesday dhe pritet që largohet nga Anglia, në drejtim të kampionatit të Turqisë.
Media lokale në Angli, raportojnë se Atdhe Nuhiu, nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e Sheffield Wednesday, sepse ai gjithashtu nuk ka qenë i lumtur me minutat që ka marrë në fushë, njofton Insajderi.
Raportohet se tre ekipe nga liga e Turqisë, kanë bërë oferta zyrtare në drejtim të lojtarit. Kasimpasa, Ankaragucu dhe Erzurumspor, janë interesuar ekipet që duan ta kenë lojtarin në repartin e tyre të sulmit./Insajderi.com.