Atdhe Nuhiu: Presioni i sulmit është mbi mua – do të jap maksimumin

Atdhe Nuhiu: Presioni i sulmit është mbi mua – do të jap maksimumin

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës në Futboll, Atdhe Nuhiu, ka folur për mungesën e Vedat Muriqit, duke thënë se ai ndihet keq që Murqin nuk ka ardhur, por se ai do të jap maksimumin me gjithë presionin që ka.

“Është e qartë se presioni është mbi mua, pas mungesës së Vedat Muriqit, i cili është një sulmues i jashtëzakonshëm – e dëshmon fakti që ai është transferuar në te Napoli”, tha fillimisht Nuhiu, transmeton Insajderi.

“Me gjithë presionin, unë dhe gjithë ekipi i Kosovës, do të japim maksimumin për këtë ndeshje dhe secili nga ne ka kualitetet e tij dhe aftësitë për të zëvendësuar mungesat për këtë ndeshje”, tha ndër të tjera Nuhiu.

Sulmuesi i APOEL, Nuhiu, pritet të startojë në këtë ndeshje nga minuta e parë, i shoqëruar nga Zeneli, Celina e Hadergjonaj./Insajderi.com.