Athina zyrtare bën të ditur se nuk ka kushtesë shtesë për Shkupin

Athina zyrtare bën të ditur se nuk ka kushtesë shtesë për Shkupin

“Shpresoj që në ndonjë moment do të mund të vijmë në situatë të kemi bisedime përmbajtësore për emrin. Asnjëherë nuk kam thënë se emir lidhet me gjuhën ose çështje tjera”.

Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, në konferencë për shtyp në Selanik, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse ka thënë se Athina përveç emrit konteston edhe çështje tjera siç janë, gjuha dhe kombi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kotzias gjatë ditës së sotme ka pasur takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me të cilin kanë biseduar për forma të reja të bashkëpunimit.

Ndërsa në kontekst të mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Bullgarisë, Kotzias deklaroi se Athina do të mbështet anëtarësimin e vendeve në BE dhe do të mbështet krijimin e rrjetit për bashkëpunim.