ATK-ja mbledh mbi 200 milionë euro këtë vit

ATK-ja mbledh mbi 200 milionë euro këtë vit

Brenda katër muajve të parë të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave prej 54.6 për qind më shumë se vitin 2020, transmeton Insajderi.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi-Sefa, bëri të ditur se totali i të hyrave që ka inkasuar ATK brenda këtyre katër muajve është 201.3 milionë euro.

“Deri më tani kemi arritur që të mbledhim 201.3 milionë euro që rast se e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2020 atëherë ne kemi inkasuar më shumë për 54.6 milionë euro. Mirëpo, nëse e krahasojmë me planet të cilat i kemi hartuar për këtë periudhë atëherë ne kemi arritur që të inkasojmë 15.8 milionë më shumë sesa është planifikuar për këtë katër mujor”, tha ajo.

Sipas Bytyqi- Sefës, ATK me këtë tempo të punës do të arrijë jo vetëm të përmbush projeksionet e parapara, por edhe t’i tejkalojë ato.

Po ashtu, ajo theksoi se vendimet e marra nga Qeveria për shkak të pandemisë Covid-19 kanë ndikuar në të hyrat e ATK-së.

“Administrata Tatimore e Kosovës prej vitit të kaluar apo datës 18 mars të vitit 2020 e deri më tani kur po flasim është duke punuar në vazhdimësi duke pasë parasysh zbatimin dhe implementimin e vendimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilat padyshim ndikojnë edhe në inkasimin e të hyrave të cilat janë ndër prioritet kryesore të Administratës Tatimore pasi që mbledhja e të hyrave në Republikën tonë garanton stabilitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, potencoi Bytyqi-Sefa./Insajderi.com