ATK-ja zgjat afatin për deklarimin e pagesës së tatimeve

ATK-ja zgjat afatin për deklarimin e pagesës së tatimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka zgjatur afatin për deklarimin e pagesës së tatimeve si dhe deklarimin e pasqyrave financiare, pas vendimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, transmeton Insajderi.

Kështu bëjnë të ditur ATK-ja me anë të një njoftimi për media.

“Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore: Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Për të gjita llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë sipas ATK-së mbetet siç është i përcaktuar me legjislacionin tatimor në fuqi. /Insajderi.com