ATK me 4 milionë euro më shumë të hyra në këtë janar krahasuar me vitin e kaluar

ATK me 4 milionë euro më shumë të hyra në këtë janar krahasuar me vitin e kaluar

Rreth katër milionë euro të mbledhura më shumë janë shënuar sa i përket të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës për muajin janar, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga ATK, të cilët performancën për këtë muaj e kanë quajtur të mirë, duke tejkaluar pritshmëritë e planifikuara.

“Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë”, thuhet në njoftim.

“Trendi i arritur për këtë muaj tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së, e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat në vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktojnë objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim”, bëhet e ditur nga ATK-ja. /Insajderi.com