![ATK njofton se ka filluar subvencionimi i pagave, këta janë përfituesit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/ATK-730x440.jpg)
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se aplikimi për subvencionimin e pagave është i hapur deri më 15 tetor 2021, përcjell Insajderi.com.
Përmes njoftimit, ATK ka njoftuar se përmes kësaj mase përfitojnë punëtorët që janë rikthyer në punë pasi e kanë humbur punën gjatë pandemisë, punëtorët e formalizuar dhe mbështetja për punësimin e grave.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/09/Parate-1.jpg)
Paratë
Sipas njoftimit, rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë do të mbështeten për tre muaj me nga 100 euro.
“Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€); Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€). Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ATK-së.
Tutje, në njoftim thuhet se aplikimi mund të bëhet në web-faqen zyrtare të ATK-së: www.atk-ks.org./Insaderi.com