ATK paralajmëron bllokimin e llogarive për qytetarët që nuk i kanë paguar tatimet

ATK paralajmëron bllokimin e llogarive për qytetarët që nuk i kanë paguar tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës, ka ri-njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se bllokimi i llogarive të tyre bankare do të behët pas datës 30 prill, përcjell Insajderi.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se afati i fundit i shlyerjes së obligimeve  financiare është 30 prilli.

“Pas këtij afati ATK mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19”, thuhet në njoftim për medie.

Ndërsa, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore./Insajderi.com