Atletico barazon, Reali feston

Atletico barazon, Reali feston

Edhe një hap tjetër prapa e ka bërë Barcelona në kërkim të titullit kampion në La Liga sepse ka barazuar 2:2 me Atletico Madrid në Camp Nou.

Real Madrid është skuadra që ka përfituar më së shumti nga ky barazim, pasi tani ekipi mbretëror me fitore eventuale në ndeshjen e të enjtes ndaj Getafe, do ti ikte ekipit blaugran katër pikë.

Për Barcelonën janë vetëm edhe pesë ndeshje deri në fund të sezonit, kurse Reali ka një më shumë për ta zhvilluar.

Ndeshja e të martës mbrëma në Camp Nou, nisi me autogol të Diego Costa pas 11 minutave.

Tre golat e tjerë u shënuan nga penalltia.

Njërin e shënoi mesi dhe dy të tjerë Saul për rezultatin përfundimtar 2:2.

Ndonëse nuk fitoi, Leo Messi arriti rekord historik, ku shënoi golin e 700-të në karrierë me Barcelonën dhe Argjentinën.

Në pesë ndeshjet e fundit, Barcelona ka tri barazime e dy fitore.

Kështu duket tabela e La Liga pas përfundimit të kësaj ndeshje:

Insajderi.com