
Atletico Madrid ka rritur të fitojë 2-1 me Athletic Bilbao-s, një ndeshje e mbetur nga javët e para të La Ligës, njofton Insajderi.
Pas barazimit me Realin në derbi dhe afrimit të Barcelonës, vendasit nuk kishin rrugë tjetër përveç fitores. Muniain shënoj për Bilbaon që në minutën e 20-të ndërsa për golin e barazimit mendoi mesfushori uruguaian Llorente i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dyte ishte Suarez i cili shndërroi në gol në penallti në minutën e 51-të, teksa uruguaiani shkon në shifrën e 18 realizimeve këtë sezon, një më pak se Messi i cili kryeson renditjen me 19 gola.
Ekipi i Simeones thellon distancën me Barcelonën e vendit të dytë duke shkuar në shifrën e 62 pikëve kundrejt 56 të ‘blaugranëve’. /Insajderi.com