Atletico kërkon sulmuesin nga Serie A

Atletico kërkon sulmuesin nga Serie A

Gjiganti spanjoll është shumë i interesuar për të siguruar shërbimet e asit italian të Torino gjatë afatit kalimtar veror

Atletico Madrid ka hequr dorë nga transferimi i Diego Costa, duke kthyer vëmendjen kah asi i Torino, Andrea Belotti.

Diego Simeone ishte i vendosur që ta kthejë sulmuesin, që udhëhoqi Chelsea drejt titullit të Premierligës, në skuadër, por do të fokusohet tek sulmuesi nga Serie A.

Belotti, që ka shënuar 27 gola në 36 paraqitje për Torino këtë edicion, pritet që skuadrës spanjolle t’i kushtojë rreth 95 milionë euro.