
“Wanda Metropolitano” do jetë stadiumi ku sonte me fillim nga ora 21-00 do të zbarkojnë Atletico Madrid dhe Barcelona.
Kampionët e La Ligas vijnë pas një fitore dramatike të cilën e realizuan në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Milanit, shkruan Insajderi.com.
Në anën tjetër, katalunasit në ndeshjen e fundit u turpëruan në Portugali, ku pësuan humbje 3-0 nga Benfica.
Edhe pse në mediat spanjolle u raportua se ky takim do jetë i fundit nën urdhërat e Ronald Koeman, një gjë e tillë duket që nuk është e vertetë pasi, president i klubit, Joan Laporta para ndeshjes ka thënë se Koeman e ka përkrahjen e tij.

Ronald Koeman dhe Joan Laporta
“Koeman do te vazhdoj të jetë trajner i Barcelonës varesisht rezultatit të sotëm. Ai meriton besim mbi të gjitha prej te qenurit legjendë. E vlerësoj se si ai ka pranuar të jetë trajner i klubit ne kete kohë të veshtirë” tha Laporta.
Ky takim do jetë interesant edhe për faktin që Antonie Griezzman dhe Luis Suarez që në të kaluarën ishin pjesë e Barces, sonte do jenë kundërshtarë.

Griezmnann dhe Suarez
Barcelona, në këtë takim do të jetë pa Pedri Gonzales, Osumane Dembele dhe Kun Aguero të cilët janë të lënduar.
Momentalisht, madrilienët janë në vendin e katërt në tabelë me 14 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Në anën tjetër, blaugranët janë në vendin e tetë, me 12 pikë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com