Atletico Madrid hidhet në sulm për shërbimet e De Paul

Atletico Madrid hidhet në sulm për shërbimet e De Paul

Atletico e Madridit ka nisur tratativat për mesfushorin e Udineses, argjentinasin Rodrigo De Paul, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, skuadra e Diego Pablo Simeones ndjek me shumë interes lojtarin argjentinas, ku familja Pozzo e skuadrës friulane kërkon të paktën 40 milionë euro.

De Paul pëlqehet shumë edhe nga Milani, por kuqezinjtë shifrën e 40 milionë eurove e konsiderojnë tepër të lartë. Ndërkohë De Paul e ka deklaruar vetë edhe më parë që është i hapur edhe për një skuadër të madhe, mbetet për tu parë se në cilin ekip do ta vijojë karrierën fantazisti argjentinas. /Insajderi.com